“Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, ka ndezur një debat të madh për lidershipin në Emirates, duke këmbëngulur se Mikel Arteta duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit Martin Odegaard nëse klubi do të fitojë Premier League.

Ish-kapiteni i Topçinjve, i cili ngriti fitoi katër kampionate gjatë karrierës së tij të lavdishme, beson se shiriti i kapitenit duhet t’i jepet Declan Rice, një lojtar që ai e sheh si mishërim të një kampioni.

Arsenali është afruar shumë pranë titullit në sezonet e fundit, duke përfunduar dy herë në vendin e dytë pas Manchester City dhe sezonin e kaluar duke u mposhtur nga Liverpool.

Pavarësisht shkëlqimit teknik të Odegaard që kur u emërua kapiten në vitin 2022 pas largimeve të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, Adams argumenton se ai nuk ka udhëhequr ekipin drejt suksesit.

Duke folur me autoritetin e dikujt që ka udhëhequr skuadra drejt titullit, Adams i kërkoi Arteta-s të merrte atë që e quajti “një vendim vërtet të rëndësishëm” këtë vit.

“Ai ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë këtë vit dhe për mua nuk e ka bërë ende,” tha Adams. “Vendimi është që Declan Rice të jetë kapiten. Mendoj se Declan është lloji i kapitenit që dua dhe kjo mund ta lirojë Odegaardin për të luajtur me pak më shumë liri.

“Herë pas here si trajner, duhet të zgjedhësh dikë që të pasqyron ty, që pasqyron klubin e futbollit që mendon se mund të të çojë në nivelin tjetër”.

Adams madje sugjeroi se Rice mund të pasqyrojë idealet e Artetas – dhe ndoshta t’i tejkalojë ato.

“Mendoj se ai është më i mirë se Arteta”, tha ai. “Për të fituar kampionate, duhet të jesh një Jurgen Klopp, duhet të jesh një Sir Alex Ferguson. Duhet të udhëheqësh me shembull, duhet të jesh fitues, duhet të vazhdosh punën tënde. Dhe kjo reflektohet te kapiteni yt.

“Dhe unë e shoh Declan Rice si kapiten, por po i them Arteta-s: ‘Hajde, bëj punën tënde. Është koha jote të jesh një trajner fitues dhe një trajner fantastik, sepse nuk do ta fitosh kampionatin me Odegaard si kapiten’”.

Rice u transferua nga West Ham për 105 milionë £ dhe është një nga më të mirët në rolin e tij. Adams beson se kombinimi i tij i qëndrueshmërisë, lidershipit dhe vendosmërisë mund të jetë faktori vendimtar për t’i dhuruar Arsenal-it titullin.

“Ke dikë në ekip që do të luajë çdo ndeshje gjatë gjithë sezonit, kjo do t’i inkurajojë njerëzit të vijnë dhe të hedhin themelet e një ekipi fitues”, vazhdoi ai. “Declan Rice mund ta bëjë këtë, Odegaard jo. Hajde Arteta, bëje kapiten”.

The post “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin appeared first on Telesport.