Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media

Oda Ekonomike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media.

Të premten e 29 majit, Oda Ekonomike bashkë me bizneset e shumta kosovare, e gjithashtu me odat e tjera, dolën dhe protestuan në Prishtinë, për shkak të vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë.

Në protestën që bllokoi rrugët kryesore të kryeqytetit, u paralajmërua se nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruara të bizneseve, ato nuk do të ndalen. /klankosova.tv.