Oda e Afarizmit: Qytetarët po përballen me fatura të larta të energjisë, qeveria pa gatishmëri për t’i ndihmuar

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti është shprehur për “Front Online” se nga vendimi për rritjen e cmimit të energjisë elektrike kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve dhe kostove të jetesës.

Ai ka kujtuar se ishte paralajmëruar se një vendim i tillë do të rëndonte ekonominë familjare, sidomos me fillimin e sezonit të ftohtë.

Ahmeti tha se institucionet nuk kanë treguar asnjë gatishmëri për të ndihmuar qytetarët që po përballen me fatura të fryra.

“Prej kur e kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë prej 16.1% dhe do të rritët çdo produkt e çmim dhe tash me fillim të rënies të temperaturave rritjes së madhe të faturave të energjisë. Nuk kemi par asnjë gatishmëri me ju dal në ndihmë qytetarëve gjithë qytetarët janë jetim nga kjo pjesë se askush s’po merr asnjë vendim për ta zbutur këtë situatë të vështirë”, thotë Ahmeti për “Front Online”.

Në vitin 2022 çmimi i energjisë elektrike ishte ngritur për 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, për 14 për qind. Rritja e fundit që u aprovu nga ZRRE ishte në prill të këtij viti prej 15 për qind, që në total për 4 vite mandat Qeveria Kurti i bie se e ngriti çmimin e rrymës në 129 për qind./Front Online