Obama e quan vrasjen e Kirkut ‘të tmerrshme’, thotë se një president duhet ‘t’i bashkojë njerëzit’

Ish-Presidenti Barack Obama thotë se e konsideron vrasjen e Charlie Kirk “të tmerrshme” dhe “një tragjedi”, derisa shtoi se “një president duhet t’i bashkojë njerëzit”.

Obama tha se nuk e njihte Charlie Kirk, por ishte në dijeni të disa prej ideve të tij.

Ai vazhdoi: “Dhe kështu, shikoni, padyshim që nuk e njihja Charlie Kirk. Në përgjithësi isha në dijeni të disa prej ideve të tij. Mendoj se ato ide ishin të gabuara, por kjo nuk e mohon faktin se ajo që ndodhi ishte një tragjedi dhe se unë mbaj zi për të dhe familjen e tij”, tha Obama.

Obama gjithashtu vlerësoi trajtimin e Guvernatorit republikan të Utah-s, Spencer Cox, të pasojave të vrasjes së Kirk.