Një protestues në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka tërhequr vëmendjen me mesazhin që përcolli përmes një pankarte, në prag të nisjes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Në pankartën e tij shkruhet:“O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar.”