Një debat i ashpër ka shpërthyer mes G Banit dhe Valbonës në dhomën e gjumit të Big Brother VIP Albania, duke krijuar një situatë tepër të tensionuar brenda shtëpisë.
Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, shihet momenti kur G Bani i afrohet Valbonës me tone të larta, duke i bërtitur në fytyrë.
Në një moment, ai dëgjohet duke i thënë: “O idiote, ik ore!”.
Valbona përpiqet të shmanget, ndërsa banorët e tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën, duke u përpjekur të shuajnë debatin përpara se të përshkallëzohej më tej.
Ishte Danja ajo e cila vendosi dorën te krahërori i G Banit, në mënyrë që ta ndalonte që të mos shkonte më tej.
Pamjet nga ngjarja janë bërë virale në X (ish-Twitter), ku ndjekësit kanë shprehur reagime të forta, disa duke e kritikuar sjelljen e G Banit, ndërsa të tjerë duke komentuar dinamikën e tensionuar brenda shtëpisë.
Ende nuk dihet nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të marrë ndonjë masë për këtë përplasje, por një gjë është e sigurt: ky debat do të jetë një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni.