Nxënësit e shkollës “Ismail Qemaili” bojkotojnë mësimin për shkak të ujërave të zeza

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë kanë bojkotuar mësimin për arsye të shpërthimit të ujërave të zeza brenda hapësirave të shkollës.

Në pamjet e siguruara nga ekipi i Tëvë1, shihen prindër të shumtë të cilët iu kanë bashkangjitur kësaj proteste.

“Kishim mall për mësim, na detyruat për bojkot”, “Dua të mësoj, jo të sëmurem” janë disa nga pankartat që mbanin nxënësit në duart e tyre./teve1.info/

The post Nxënësit e shkollës “Ismail Qemaili” bojkotojnë mësimin për shkak të ujërave të zeza appeared first on Kosovapost.net.