Një prind ka ngritur shqetësim serioz ndaj shkollës fillore “Avni Rrustemi” në fshatin Mramor, pasi djali i tij është lënduar gjatë orës së edukatës fizike, por sipas tij, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e stafit arsimor apo menaxhues të shkollës.
Duke rrëfyer për klankosova.tv, Naim Gashi, tha se djali i tij, 13 vjeçar, është rrëzuar gjatë aktivitetit fizik dhe pavarësisht se i ka treguar mësimdhënësit për lëndimin, nuk është marrë asnjë veprim për ta ndihmuar apo për ta dërguar te mjeku.
”Shikoni çka ndodhë me fëmijët tanë”, thotë ai duke dërguar edhe dëshmi të gjendjes të cilat do t’i publikojmë pas pak.
Madje, sipas tij, nuk është njoftuar as si prind për incidentin.
”Rrëzohen në orën e mësimit të Edukatës Fizike dhe nuk e çojnë as te mjeku as nuk lajmërojnë prindin”.