Nushi propozon dekriminalizimin e marihuanës: Nuk kemi nevojë me mbet peng i ligjeve palidhje

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që të dekriminalizohet marihuana, duke thënë se në shumë vende të botës nuk konsiderohet as drogë më.

Propozimi i tij vjen pas publikimit të pamjeve ku një ligjërues i Fakultetit Filozofik shihej në ballkonin e banesës, siç raportohet, duke konsumuar marihuanë.

“Si shoqeri ish dashte me levize ka dekriminalizimi i marihuanes. Nuk kemi nevoje me mbete peng i ligjeve palidhje e te kalume ne kohe”, ka shkruar Nushi.