Nura: PDK-ja mund ta votojë Limaj për kryeparlamentar

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura tha se partia e tij mund ta votojë kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj për kryeparlamentar, duke theksuar se PDK-ja ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë.

Nura tha se Limaj ka treguar një virtyt për të pasur pozitë shtetërore me dashurinë ndaj atdheut, e nëse nuk di ka këshilltarë ta mësojnë për këtë pozitë.

“Mendoj që PDK-ja, do të votoj Fatmir Limën për kryeparlamentar.. Limaj ka treguar një virtyt cilin e vlerësoj shumë dhe për me pas një pozitë shtetërore mendoj që njeriu duhet së pari ta dëshiron këtë vend edhe në çoftë se nuk din boll ka këshilltarë që mund ta mësojnë, mendoj se Limaj e do këtë vend. PDK ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë, shpresoj që PDK të jep votën Limajt”, tha Nura.

The post Nura: PDK-ja mund ta votojë Limaj për kryeparlamentar appeared first on Kosovapost.net.