Nura i PDK-së: Njëzëri i themi jo Qeverisë Konjufca apo Kurti

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka përjashtuar zërat se pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të këtij subjekti politik ka përçarje brenda PDK-së. Në një intervistë për rtv21 deputeti Nura ka thënë se PDK-ja është unike si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij. Deputeti Nura tha se dorëheqja e Memli Krasniqit nuk i ndërron qëndrim e PDK-së se janë kundër një Qeverie të formuar nga Kurti apo Konjufca.

‘’PDK-ja ka treguar unitet gjatë gjithë kësaj kohe. Ne qëndrimit tonë e kemi bërë të qartë edhe më parë se pasi që nuk ka ndonjë iniciativë serioze të LVV-së për të krijuar institucionin më të rëndësishëm Qeverinë ne nuk do të përkrahim dhe nuk do të japim votë nga ana jonë. Është shpenzuar një kohë jashtëzakonisht e vlefshme për Kosovën dhe për qytetarët e saj kështu që mendoj se  nuk ia vlen më të diskutohet për një Qeveri Kurti ose Konjufca. PDK-ja ka treguar vazhdimisht se nuk është vetëm kryetari i cili e krijon i vetëm unitetin brenda partisë. Kryetari gjithsesi është i rëndësishëm por PDK-ja është unike dhe do të flet me një zë. Kështu që në asnjë formë nuk besoj se e meriton  Konjufca 1 apo Kurti që të marrin votat e PDK-së”, tha Nura.