Numrat kurrëkund hiç, Kurtit nisin t’i ngushtohen udhët e pakicave jo-serbe

Me fjali thellësisht ndasore si “asnjë shqiptar i ndershëm nuk i mbështet ata (partitë opozitare)” dhe zgjedhjet e ardhshme janë “mes shqiptarëve dhe qeverisjes me Beogradin” – Lëvizja Vetëvendosje e ka gjetur veten në rrugë që po ngushtohen ditë e më shumë për të gjetur numra për të ndërtuar qeveri.

Veç me pakicat jo-serbe ishte synimi i tij. Me asnjë parti shqiptare opozitare në ekuacionin i tij, kolektivisht të shpallur “hajvanë dhe hajvanat, koha e të cilëve ka shkuar” mu në natën e zgjedhjeve, tash pas tetë ditësh Kurtit i vjen dita e së vërtetës:

A ka apo s’ka numra për qeveri?

Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu ditëve të fundit e kanë dhënë pa-një-pa-dy se i kanë numrat për të ndërtuar qeveri: veç me pakicat jo-serbe – e madje edhe ndoshta me tre votat e Nisma-s.

Por, hiç më larg se dje Albin Kurti la të kuptojë se nuk i ka votat e pakicave jo-serbe në bllok: e pse nuk i ka e arsyetoi me “joshjen, shantazhin, instrumentalizimin” e tyre nga Beogradi dhe e shpalli çështje të sigurisë kombëtare.

Me shumicën shqiptare në anën jo të Kurtit, por të tri partive opozitare: PDK, LDK, AAK-Nisma – dje u zgjua indinjatë e madhe publike pas deklarimit të Kurtit se formimi i institucioneve të reja qenka në duart të një apo dy deputetëve të pakicës jo-serbe “të shantazhuar” nga Beogradi – kur plot 52 numra tjetër shqiptarë janë anatemuar plotësisht nga vetë Kurti, përtej rivaliteteve politike.

“120 deputete i ka Kuvendi i Kosoves, ku mete ti bash ne qata qe po i ndikon Serbia?
“, shkroi dje gazetari Lirim Mehmetaj në një reagim në Facebook.

1’shi dhe 2’shi i VV’së në ofensivë totale – Shkak sikleti i numrave për Qeverinë

Një ditë më vonë: letër Abdixhikut…

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe ashtu u ka qëndruar më së ngurti llogores së tyre paralektorale se “jo koalicion me Vetëvendosjen” dhe “jo në një koalicion (ish-opozitar) ku nuk e udhëheqin qeverinë”.

LDK, për më tepër, si para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka qenë caku më i madh i sulmeve politike nga Lëviza Vetëvendosje: në veçanti kohëve të fundit për votat me postë të diapsorës ku i ndërruar me të madhe matematikën e votës në diasporë Vetëvendosjes, nga ku prisnin të shkonin në mbi 50 deputetë, por që mbetën në 48.

Asnjë indikacion nuk është dhënë se LDK do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit.

Me ç’duket letra e Kurtit vjen mu në kohën e dobësisë së shfaqur nga fshirja prej çfarëdo diskutimi me partitë shqiptare, si një mënyrë për ta kushtimisht-përgënjeshtruar në lajme.

Nesër mbahet takimi përgatitor për seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës të caktuar më 15 prill nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se synon që në atë seancë të krijojë institucionte e reja, prej zgjedhjet së Kryetarit të Kuvendit e deri te formimi i qeverisë së re.

Natën e zgjedhjeve hajvana, pas zgjedhjeve “të nderuar”: Ndryshimi i Kurtit për pak javë