“Numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë” – Kurti se ka gajle krizën institucionale – shkon t’i argëtoj mërgimtarët në Zvicër, bëhet komedian

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin e humorit “Shqip Up Komedi”, i cili është mbajtur në Zvicër.

Gjatë paraqitjes së tij, Kurti ka tentuar të krijojë atmosferë gazmore në mesin e të pranishmëve, duke bërë disa batuta në lidhje me situatën politike në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Edhe kuorum paska, numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke iu referuar me humor dështimit të tij për të siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë së re.

Në hyrje të skenës së përgatitur për eventin, ai ka bërë edhe një koment për dy persona nga publiku, duke u thënë: “S’di pse po më dukeni si Albulena me Dimalin.”

Më tej, Kurti ka ndarë edhe një moment nga takimi me një bashkatdhetar në Zvicër, i cili e kishte pyetur se si kishte mbërritur kaq shpejt. Kryeministri në detyrë iu është përgjigjur me humor:

“Në fakt s’ka qenë vështirë, për shkak se ka më shumë fluturime prej Prishtinës për Zvicër, sesa autobusa prej Prishtinës për Prizren, Gjakovë e Pejë”./lajmi.net/