Kompania sllovene “Cetis” që prodhon dhe shtyp fletvotimet për zgjedhjet në Kosovës ka “pranuar fajin” për çëshjten e numrave të shthurrur serikë në disa fletëvotime në Mitrovicë.
Thanë se ju vjen “thellësisht keq” por ia gjuajtën edhe KQZ-së se ekipe të tyre kanë qenë në ambiente të prodhimit dhe i kanë ekzaminuar.
“Pavarësisht zbatimit të masave gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe kontrolleve të rrepta bazuar në standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, ne marrim përgjegjësi të plotë për këtë gabim, i cili në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.
Fletët e votimit përfshijnë disa elementë sigurie që nuk mund të replikohen, prandaj besojmë se falsifikimi nuk mund të ketë qenë i mundur. Thellësisht na vjen keq që një incident i tillë ndodhi pavarësisht të gjitha masave parandaluese, përfshirë ekzaminimin personal nga ekipi juaj në ambientet tona të prodhimit”, thanë ata.










