Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të Prishtinës.
Në garën për Kuvendin Komunal, LDK-ja ka dalur e para, PDK-ja e dyta kurse Vetëvendosje e treta.
Por, kush janë kandidatët më të votuar nëpër të gjitha partitë politike?
LDK
Në LDK, bartësi i listës, Përparim Rama, ka marrë 28 mijë e 740 vota. I dyti Bujar Gashi me 1 mijë e 304 vota, pas tij Bekim Gashi ka 1 mijë e 187 vota, Milazim Vitija është i katërti me 1 mijë e 166 vota, Fadil Aliu ka 936 vota. Lista vazhdon me Egzon Pacollin që ka 920 vota, Sokol Havollin 902 vota, Dasmor Durmishi 848 vota, kurse Etnik Mustafa 700 vota.
PDK
Edhe në PDK, bartës i listës ka qenë kandidati për kryetar, pra Uran Ismaili. Ky i fundit ka marrë 22 mijë e 198 vota.
Kandidati më i votuar në PDK është Agron Canolli me 1 mijë e 112 vota. Pas tij vjen Leutrim Retkoceri me 882 vota, Ilirik Musliu me 857 vota, Besianë Musmurati ka 846 vota, Yll Muriqi 828, Granit Geci 716 vota, Plator Gërgovci 660 vota, Florian Beka 659 vota, Trim Syla 585 vota.
VV
Në Vetëvendosje, bartëse e listës ka qenë Mrika Limani Myrtaj, e cila ka marrë 21 mijë e 302 vota.
Gëzim Sveçla është kandidati më i votuar me 1 mijë e 534 vota. Pas tij, vjen Jeta Bujari me 1 mijë e 175 vota, Berita Abazi Muhadri 782 vota, Egzon Azemi 716 vota, Feim Osmani 673 vota, Nora Kelmendi 652 vota, Besart Krasniqi 552 vota e Nexhmije Gjema me 479 vota.
AAK
Edhe në AAK, bartës liste ka qenë kandidati për kryetar, Bekë Berisha. Ai ka marrë 9 mijë e 886 vota.
I pari më i votuari nga asamblistët është Kreshnik Smajljaj me 773 vota. Pas tij vjen Endrit Gashi me 681 vota, Yll Bogaj me 628 vita, Bahri Gashi me 488 vota, Kushtrim Mushica me 454 vota e Burhan Pajaziti me 443 vota.
Lidhja për Prishtinën
Inicativa Lidhja për Prishtinën, gjithashtu pritet të ketë pjesëmarrje të rëndësishme në Kuvend. Bartësi i Listës, Fehmi Kupina ka marrë 7 mijë e 356 vota. Betim Abdullahu pas tij ka 383 vota, Kreshnik Sopi 381 vota, Liridon Restelica 344 vota, Nusret Stublla 308 vota, Arbenita Murseli Haxholli ka 287 vota e Besnik Bahtiri me 283 vota.
PSD
Edhe Partia Socialdemokrate garoi në këto zgjedhje lokale me Besa Shahinin për kryetare. Si bartëse e listës, ajo ka marrë 2 mijë e 614 vota. I dyti në PSD është Nexhmedin Bekteshi me 365 vota, më pas Rrezertor Meha me 233 vota, Gëzon Kastrati ka 230 vota e Qëndrim Sahiti 230 vota.
NISMA
Në Nismën Socialdemokrate kandidati më i votuar është bartësi i listës, Endrit Zabërgja me 2 mijë e 281 vota. Granit Shala pas tij ka 151 vota, kurse Shkëlqim Mustafa 145 vota.
GUXO
Lista GUXO, guxoi të garoj më në fund e vetme. Në Prishtinë, ata arritën jo rezultat të kënaqëshëm. Bartësja e listës, deputetja Jeta Statovci ka marrë 2 mijë e 22 vota, kurse Jeton Mehmeti 156 vota, kurse Gykhan Troshupa ka marrë 109 vota.