Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar mbi 70% të votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Nga 9,554 votat e numëruara nga 13,500 sa kanë ardhur nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm ndaj subjekteve tjera politike.
Lëvizja Vetëvendosje – 4,905 vota apo 51%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 1,680 vota apo 18%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 1,612 vota apo 17%
Koalicioni NISMA-AKR-PD – 604 vota apo 6%
Koalicioni AAK-PSD – 477 vota apo 5%
Pjesa tjetër e votave u takon partive të komuniteteve jo shumicë.
Valmir Elezi nga KQZ ka premtuar se sipas të gjitha gjasave procesi i numërimit të votave nga diaspora do të përfundojë sonte.