Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e së dielës
Nga numërimimi i 26.32 % të tyre, ka të tillë që kanë arritur të sigurojnë vetëm nga 1 votë.
Kandidatja Arlinda Kitaj nga Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, ka marrë vetëm një sish.
Edhe nga partitë e tjera që garuan për postin e ligjvënësit kanë vetëm nga 1 votë.
Selatin Emini nga Partia Rome e Bashkuar ka gjithashtu një votë.
Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Shkelzen Rama, Melihate Krasniqi, Vehbi Neza nga Partia Liberale Egjiptiane kanë poashtu nga një votë.
Edhe Elvira Zokollaj, Valbone Haliti, Ramadan Maliqi nga PAI PDAK LPB dhe Selvinaze Bajrami, Erdona Mustafa, Sabrie Dançi, Mirjeta Bajrami nga PSA (Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve) qëndrojnë njëjtë me votë.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa, procesi ka përfunduar në gjashtë të tilla.
Sipas tij, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).










