Në komunën e Shtimes janë numëruar 100 për qind e votave të diasporës.
Nga ky numërim, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Shtimes, Qemajl Aliu prin me 51.63% të votave, e cili pasohet nga Përparim Ramusa i PDK-së, i cili ka grumbulluar plot 35.15% të votave, transmeton Klankosova.tv.
Aliu prin edhe në rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, me 50.47%.
I dyti radhitet Ramusa me 37.13% të votave të grumbulluara.