Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë publikuar rezultatet e 2 mijë e 547 vendvotimeve apo 100 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve është Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur që të mbledh 197 mijë e 702 vota apo 24.84 për qind.
Në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e 211 vota apo 21.25 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i mbledh vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.
Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun pasi që ka arritur që t’i mbledh vetëm 39 mijë e 495 vota apo 4,96për qind.
Kujtojmë se në këto numërime nuk hyjnë votat me kush, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Nga numërimi i plotë i votave ( pa votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës) Nisma-AKR nuk e kalojnë pragun për 324 vota, që do të thotë se nga votat e mbetura, atyre iu duhen mbi 5 përqind plus 324 vota./Fokusi.info/