Numërimi i votave për deputetë drejt fundit: Këta janë kandidatët që kanë marrë mbi 100 mijë vota

Zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor po hyjnë në fazën përfundimtare të numërimit të votave për deputetë.

Deri tani, me përpunimin e 2,511 nga 2,557 vendvotime  ose 98.20%, disa kandidatë kanë arritur të kalojnë shifrën e 100,000 votave, duke treguar epërsinë e tyre të dukshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lëvizja Vetëvendosje – VV:

Albin Kurti – 346,603 vota

Glauk Konjufca – 268,515 vota

Albule­na Haxhiu – 141,321 vota

Hekuran Murati – 141,225 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 125,821 vota

Xhelal Sveçla – 112,101 vota

Hajrulla Çeko – 101,316 vota

Te Partia Demokratike e Kosovës vetëm Bedri Hamza ka arritur Bedri Hamza  me  152 mijë e 455 vota.

LDK dhe AAK nuk kanë kandidat që të ketë kaluar 100,000 vota deri tani.

Në zgjedhjet e së Lëvizja Vetëvendosje mori  49.24% (423,470 vota)

Partia Demokratike e Kosovës  – 21.10% (181,464 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës – 13.39% (115,168 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.70% (49,023 vota)