Numërimi drejt fundit: Pas Hamzës, Tahiri, Gruda, Ismaili e Sala Jashari me më së shumti vota

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara, tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë ndërprerë procesin për shkak të Vitit të Ri, për të vazhduar nesër, nga ora 16:00.

Sipas të dhënave të fundit të, emrat e njëjtë që kanë qenë në krye të listës së PDK-së, vazhdojnë të mbesin.

I parti është lideri i partisë, Bedri Hamza, pas tij Arian Tahiri, më pas Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari.