Numërimi 100% i votave | Si do të duket Kuvendi i ardhshëm i Kosovës?

Mbrëmë, janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Rezultatet janë përditësuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga 100% të votave të numëruara, prin Lëvizja Vetëvendosje me 44.25% apo 5.214 vota.

Pastaj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka 20.17%, apo 2.377 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka 13.64% apo 1.607 vota.

Koalicioni AAK-NISMA me partner, 663 vota apo 5.63% të votave.

KQZ ka publikuar rezultatet e votave të personave me nevoja të veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 824 vota apo 31.88% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës 621 vota apo 24.02%.

Më pas Lidhja Demokratike e Kosovës 505 vota, apo 19.54%.

Koalicioni AAK-NISMA me partnerë 229 vota apo 8.86% të votave.

Si do të duket Kuvendi i ardhshëm i Kosovës?

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të mbi 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe ai për persona me nevoja të veçanta, është mbyllur.

Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e detyruar të presë të paktën 48 orë para shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Pas numërimit, Eugen Cakolli nga KDI-ja ka publikuar listat me emra të atyre që pritet të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Cakolli ka publikuar listat e të gjitha partive politike.

“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Cakolli.