Nuk transferon dot as lojtarë të lirë, tifozët e klubit të njohur në Serie A dalin në protestë kundër presidentit

Duke qenë se Lazios i është bllokuar merkato hyrëse, nga Covisoc (Organi i kontrollit financiar të futbollit italian), tifozët e klubit bardhekaltër kanë dalë në protestë kundër presidentit të tyre, Claudio Lotito.

Për këtë arsye, klubi kryeqytetas nuk mund të nënshkruajë dot as lojtarë të lirë deri në janar të vitit 2026, vetëm nëse presidenti Claudio Lotito vendos të shtojë fonde të reja në buxhetin e klubit, duhet shifra 30 milionë , një hap që ai aktualisht e konsideron të panevojshëm dhe kjo ka bërë që tifozët e Lazios të dalin në protestë.

Sipas “Corriere dello Sport” me shumë se 10.000 tifozë të Lazios morën pjesë në protestën e organizuar  në Piazza Corrado Ricci dhe më pas marshuan drejt Forumit Perandorak. Kërkesa e tyre kryesore është largimi i presidentit Lotito nga klubi, ose ky i fundit duhet të paguajë 30 milionë euro për të zhbllokuar merkaton hyrëse.

Nuk është hera e parë që tensioniohet situata mes tifozëve bardhëkaltër dhe Lotito-s, i cili është president i Lazios që nga viti 2004.

The post Nuk transferon dot as lojtarë të lirë, tifozët e klubit të njohur në Serie A dalin në protestë kundër presidentit appeared first on Telesport.