Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar gjithësej 250 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që ende nuk po respektohen sa duhen masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Për mosveprim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, janë iniciuar shumë 57 raste brenda 24 orëve.
Sipas raportit të Policisë, vetëm në Prizren janë shoqëruar për në stacionin policor 47 persona.
Në Suharekë, është hapur rast ndaj dy të dyshuarve, njëri ka organizuar një aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së, derisa një tjetër në kundërshtim me masat e reja ka mbajtur hapur lokalin.
Për të njëjtën arsye, në Malishevë, Mitrovicë dhe Ferizaj për mos respektim të masave janë iniciuar edhe dy raste të reja ndaj katër personave,
Tutje, sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Vushtrri janë arrestuar tre persona për mos respektim të masave, të cilët janë liruar me procedurë të rregullt.
Ndërkohë, një person në Podujevë i nfektuar me Covid-19 nuk është vetëizoluar, dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt.