Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Gjykatës Supreme që ka hequr obligimin e pensionistëve për t’u lajmëruar në Departament të Pensioneve në çdo gjashtë muaj, një gjë e tillë ende s’po respektohet.
Këtë e kanë konfirmuar disa prej pensionistëve që gjatë javës janë lajmëruar në këto zyra.![]()
“Po po, ma cekën, po. Pas gjashtë muajsh në qershor”, ka thënë pensionistja Nurije Berisha-Prekaj për koha.net.
Vërejtje për këtë situatë ka shprehur edhe sekretari i Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Osman Vitia. Ai ka thënë se vendimi nuk është duke u zbatuar.![]()
“Dihet aktgjykimi i gjykatës, por nuk është duke u zbatuar. Referenca e këtyre në zyra të pensioneve, na thonë që duhet të lajmëroheni derisa të na vijë vendimi. Ende thonë se nuk kemi vendim, prandaj na duhet të lajmërohemi”, ka thënë Vitia.









