Nuk pyet për këshillat e mjekut, 97-vjeçarja konsumon deri në 22 birra në ditë

Një e moshuar belge ka vendosur të mos dëgjoj këshillat e mjekut.
Robertina Houbrechts, e cila është 97 vjeçe, konsumon 22 birra në ditë për të qëndruar në formë.
Edhe pse konsumon një sasi të lartë alkooli ajo gëzon një shëndet të shkëlqyer.
Kamarierja e barit, Fanny e cila i shërben çdo ditë, shprehet se Robertina është një kliente e rregullt dhe e veçantë.
Ajo rrëfen se e moshuara kur zhytet në kujtimet e së shkuarës e kalon dhe numrin e 22 birrave.
Fanny shton më tej, se duke qenë një kliente e rregullt, Robertinës i janë dhuruar 20 litra birrë nga lokali.