Nuk preferohet nga Guardiola, 22-vjeçari pranë largimit nga Man. City. E presin në Londër, për 40 milionë euro

I aktivizuar vetëm në 739 minuta këtë sezon në të gjitha kompeticionet, Oscar Bobb është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester City. Norvegjezi që mund të luajë si mesfushor sulmues ose edhe si sulmues anësor, nuk është në listën e preferencave të Pep Guardiolës, ndaj po mendon për largimin nga “Qytetarët”.

Fabrizio Romano, por edhe burime të tjera nga Anglia, bëjnë me dije se Oscar Bobb mund të transferohet te Fulham brenda dtaës 2 shkurt, afat kur mbyllet merkato dimërore. Bisedimet mes palëve janë në një fazë shumë vendimtare dhe zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt.

22-vjeçarit nuk është se i mungon cilësia dhe aftësia për të luajtur te City, por për shkak të konkurrencës së fortë në repartin që ai mbulon, e ka shumë të vështirë të gjejë hapësirën e nevojshme. Transferimi te Fulham mund të një rinisje në karrierën e tij.

The post Nuk preferohet nga Guardiola, 22-vjeçari pranë largimit nga Man. City. E presin në Londër, për 40 milionë euro appeared first on Telesport.