Finlanda po lëvizin drejt njohjes së një shteti palestinez.
The post Nuk po ndalet orteku i njohjes së një shteti palestinez – Finlanda dëshiron ta bëjë këtë në muajin shtator appeared first on Kosovapost.net.
Finlanda po lëvizin drejt njohjes së një shteti palestinez.
Agjencia e Lajmeve STT raporton se presidenti finlandez, Alexander Stubb është i gatshëm të njohë një shtet palestinez.
“Ne kemi diskutuar për këtë çështje të vështirë që nga tetori i vitit 2023. Tani unë personalisht besoj se situata ka avancuar deri në atë pikë sa që është koha që Finlanda të bëjë zgjedhjen e saj,” i tha Stubb agjencisë STT. Megjithatë, brenda qeverisë ka mosmarrëveshje, pasi Partia Finlandeze dhe Kristian Demokratët janë kundër këtij hapi.
Valën e njohjes së Palestinës e ka nisur Franca, ndërsa tashmë i janë bashkuar edhe Malta dhe Kanadaja.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka paralajmëruar se do ta njohë Palestinën nëse Izraeli nuk përmbush kushtet e vendosura.
The post Nuk po ndalet orteku i njohjes së një shteti palestinez – Finlanda dëshiron ta bëjë këtë në muajin shtator appeared first on Kosovapost.net.