“Nuk po ia nin kërkujt prej Përparim Ramës e deri të kryeministri”, punëtorët e ‘Pastrimit’ vazhdojnë grevën

Punëtorët e Kompanisë Rajonale “Pastrimi’’, po vazhdojnë të qëndrojnë në grevë përpara komunës së Prishtinës, si shprehje e pakënaqësisë dhe kërkesës për aspektin financiar.

Nga kjo grevë sot për FRONTAL në T7 janë deklaruar grevistët dhe sindikalistët, të cilët kanë thënë se ‘‘Pastrimi’’ vetëm në njësinë e Prishtinës i ka mbi 500 punëtorë.

Video e plotë:

‘‘Me regjionale e me krejt afër 900, vetëm në njësinë e Prishtinës mbi 500. Krejt rrezik janë, krejt dhe janë rrezik serioz. Unë nuk e di këtu naj far, a ka shtet këtu, shumë pyetje bahen këtu që vetin a ka shtet këtu. Nuk është kollaj se janë lodh njerëzit. Do të thotë nuk është tu ia ni kërkujt, tu ia nis prej Përparim Ramës, e po shkojna ma lartë deri te kryeministri”, ka thënë sindikalisti.