Nuk po gjen dot hapësira te Real Madrid, Franco Mastantuono drejt vendimit surprizë për të shpëtuar karrierën

U transferua me shumë bujë verën e kaluar për 45 milionë euro nga River Plate, por Franco Mastantuono nuk po gjen dot hapësira te Real Madrid. Argjentinasi ka luajtur vetëm 14 minuta në 4 ndeshjet e fundit, duke treguar qartë mungesën e madhe të besimit të trajnerit dhe drejtuesve të klubit ndaj tij.

Ndërkohë, “Sports Illustrated” zbulon se për 18-vjeçarin argjentinas ka interes të madh në Premier League, sidomos nga dy klube: Brighton dhe Tottenham.

Duke parë minutazhin e paktë që ka pasur këtë sezon, Mastantuono pritet të largohet nga Real Madrid në verën e ardhshme. Por, duke ditur shumë e majme që Real Madrid ka paguar për kartonin e tij, me siguri do të jetë huazim dhe jo shitje direkte.

Për Mastantuono-n pritet të ndiqet e njëjta rrugë si me Endrick, ku braziliani po shkëlqen si huazim te Lyon, pavarësisht se te “Los Blancos” kishte shumë pak minuta për të.

The post Nuk po gjen dot hapësira te Real Madrid, Franco Mastantuono drejt vendimit surprizë për të shpëtuar karrierën appeared first on Telesport.