Bashkëpronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe po planifikon më shumë ndryshime në klub, pjesë e një përpjekjeje për të ulur kostot dhe humbjet të cilat kanë kaluar 300 milionë euro gjatë tri viteve të fundit.
Raundi i fundit i largimeve thuhet se do të prekë më shumë se 100 persona, ndoshta duke u rritur në 200 anëtarë të stafit. Verën e kaluar, United largoi 250 punonjës të tepërt si pjesë e masave të gjera për uljen e kostove pas ardhjes së Ratcliffe si pronar i pakicës.
Klubi më parë e liroi Sir Alex Ferguson nga roli i tij ambasador prej dy milionë eurosh në vit dhe nuk përjashtoi rritjen e çmimeve të biletave.
Shpenzimet në afatin kalimtar të fundit reflektuan gjendjen te United. Në nevojë për përforcime, klubi shpenzoi 40 milionë euro për Patrick Dorgu nga Lecce.
Ishte blerja e vetme e Manchester United gjatë afatit kalimtar. Klubi liroi 75 për qind të pagës 400,000 euro në javë të Marcus Rashford në një marrëveshje huazimi me Aston Villa.
United ka qenë në një spirale të zgjatur në rënie që nga largimi i trajnerit Ferguson. Vjeshtën e kaluar, trajneri portugez Ruben Amorim mbërriti në përpjekjen e fundit për të ringjallur pasurinë e klubit. Holandezi Erik Ten Hag u shkarkua, duke i kushtuar Unitedit 21.4 milionë euro.
Ineos dhe Ratcliffe kanë marrë kontrollin e operacioneve të futbollit në Old Trafford. Pronari i minoritetit anglez ka kërkuar më herët që tifozët e klubit të kenë durim. Mbetet të shihet se sa do të përfitojnë financat dhe të ardhurat e klubit shkurtimet e reja të United. /