Në mes të sezonit futbollistik dhe pak muaj para Kupës së Botës 2026, një nga lajmet më interesante për të gjithë me siguri është se kush janë lojtarët më të vlefshëm aktualisht në botë, që me siguri do të jenë protagonistë edhe në Botëror.
Në listën e publikuar nga “Football Benchmark” bie në sy mungesa e fituesit të “Topit të Artë” në fuqi, Ousmane Dembele, i cili nuk konsiderohet më si një nga 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë.
Në podium renditen: Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Tri vendet e para kanë një diferencë të ndjeshme nga ndjekësit e tjerë.
10 lojtarët më të vlefshëm:
1) Lamine Yamal (Barcelona): 286,8 milion €
2) Kylian Mbappé (Real Madrid): 232,2 milion €
3) Erling Haaland (Manchester City): 206,3 milion €
4) Jude Bellingham (Real Madrid): 177,2 milion €
5) Bukayo Saka (Arsenal): 140,7 milion €
6) Florian Wirtz (Liverpool): 138,4 milion €
7) Pedri (Barcelona): 138,1 milion €
8) Michael Olise (Bayern Munich): 133.8 milion €
9) Vinicius Júnior (Real Madrid): 133,3 milion €
10) Jamal Musiala (Bayern Munich): 123,2 milion €.
The post Nuk mungojnë surprizat, ja 10 lojtarët më të vlefshëm në planet. Ku është fituesi i “Topi të Artë”? appeared first on Telesport.










