Shqipëria e mbylli me barazim pa gola dje kundër Serbisë në “Air Albania”. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Asnjë incident nuk u regjistrua, ndërsa një episod u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes. Milan Boskoviç po raportonte për Al Jazeera Balkans, kur një tifoz me fanellën e Kombëtares shqiptare e puthi.
Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K. Shqipëria ka luajtur tre raunde deri tani dhe numëron 4 pikë, ndërsa Serbia e kishte ndeshjen e parë. Në krye të grupit qëndron Anglia me pikë të plota, pikërisht 9 pikë.
The post E çuditshme: Momenti kur tifozi i kombëtares shqiptare puth gazetarin serb pas ndeshjes appeared first on GazetaBlic.