Po ashtu ajo ka theksuar se mbështet planet e Bashkimit Evropian për të rritur gatishmërinë dhe investimet e saj në pajisje ushtarake, përfshirë dronët.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është pyetur për balonat që kanë ndërhyrë në hapësirën ajrore lituaneze.
Ajo është përgjigjur duke thënë se dëshiron të “shprehë solidaritetin tim të plotë” me Lituaninë dhe e quan atë “një provokim, një kërcënim hibrid”, të cilin “nuk mund ta tolerojmë”.
Po ashtu ajo ka theksuar se mbështet planet e Bashkimit Evropian për të rritur gatishmërinë dhe investimet e saj në pajisje ushtarake, përfshirë dronët.
Këtë sepse, sipas saj, “nuk do të tolerojmë asnjë ndërhyrje në hapësirën tonë ajrore ose në territorin tonë”.










