Nuk mjaftuan 12 largime? United i thotë ‘mirupafshim’ një tjetër lojtari pas verës

Manchester United largoi 12 lojtarë në merkaton e verës (huazime ose shitje përfundimtare), por duket se ende po largon të tjerë.

I radhës pritet të jetë Sam Mather, 21 vjeç, i cili ishte thuajse i transferuar te Kayserispor në Turqi, por për probleme burokratike nuk arriti ta finalizonte kalimin.

Sipas Manchester Evening News, ai pritet të stërvitet me ekipin e parë dhe të luajë në disa ndeshje të akademisë, derisa të gjejë një skuadër tjetër.

Opsionet janë kampionate si në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, ku lejohen ende transferimet.

The post Nuk mjaftuan 12 largime? United i thotë ‘mirupafshim’ një tjetër lojtari pas verës appeared first on Telesport.