Nuk mjaftojnë 75 minuta fantastike, Shqipëria ndëshkohet në fund nga Anglia (video)

Edhe pse bëri një paraqitje shumë të mirë të paktën për 75 minuta, në fund Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në grupin K.

Anglia e filloi vrullshëm, duke fituar goditje këndi që në minutën e parë. Në minutën e 4-të, Anglia pati një rast serioz me DEclan Rice, por goditja e mesfushorit nuk ishte problem për Strakoshën.

Një minutë më pas, Arbër Hoxha futet bukur në zonë dhe fiton goditjen e parë të këndit për kuqezinjtë, por krosimi i Asllanit nuk vuri aspak në vështirësi anglezët.

Në minutën e 7-të, një tjetër aksion i shpejtë i anglezëve, por kombinimi Kane-Rice ndalet nga ndërhyrja në kohë e Ismajlit dhe Strakoshës. Në minutën e 15-të, Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Kane.

Në minutën e 18-të, Shqipëria pati një shans të mirë me Elseid Hysaj, por goditja e shkodranit përfundon pak mbi traun e portës. Në minutën e 25-të, Hysaj lë fushën e lojës, futet Ivan Balliu.

Në minutën e 36-të, Boëen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 38-të, Adam Wharton ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Asllanit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Shqipëria e nis mjaft mirë pjesën e dytë, pas një aksioni të shpejtë, Bajrami apson ën rkah te Balliu, ky i fundit e dërgon topin brenda në zonë, Laçi tenton të shenojë me finte.

Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha tenton të gjejë rrjetën nga distanca, por goditja e tij grushtohet nga Henderson.

Një minutë më pas kundërsulm fantastik i kuqezinjve, Bajrmasi asiston për Arbër Hoxhën, por goditja e tij ishte shumë e lehtë, edhe pse ishe në një pozicion fantastik për të shënuar.

Në minutën e 57-të, Eberechi Eze kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por Strakosha tregohet fantastik me pritjen e tij. Në minutën e 60-të, Anglia i afrohet golit, por goditja e Bellingham shkon mbi portë.

Në minutën e 67-të, tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, por goditja e Bajramit përfundon larg kuadratit.

Një minutë më pas, Henderson ka një kontakt me Laçin jashtë zone, por arbitri vazhdon lojën normalisht pavarësisht protestave të kuqezinjve.

Duhej të kalonin 74 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Anglisë dhe për fatin tonë të keq janë anglezët që shënuan me të zakonshmin Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi me kokë pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi dhe ishte komplet i harruar dhe i lënë i lirë nga kuqezinjtë.

Një minutë pas golit, Sylvinho bën zëvendësimin e parë, del Bajrami dhe futet Broja. Në minutën e 79-të, Broja shkëputet bukur por ndalet nga Bellingham, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

Në minutën e 82-të, kroson Rashford i futur në fushë pak minuta më parë dhe Harry Kane ndëshkon Shqipërinë për herë të dytë. Në fund të kohës së rregullt, Armando Broja dëmtohet dhe del nga fusha me barrelë. Sulmuesi kuqezi nuk mban dot lotët. Në shtesë, Anglia pati dhe dy shanse të tjera me Kane dhe Rashford, por rezultati final mbeti 0-2.

Anglia e mbyll grupin në vendin e parë me 24 pikë të plota në 8 ndeshje, Shqipëria e mbyll në vendin e dytë me 14 pikë, duke siguruar biletën për play-offin e marsit.

SHIKOGOLAT

The post Nuk mjaftojnë 75 minuta fantastike, Shqipëria ndëshkohet në fund nga Anglia (video) appeared first on Telesport.