Conor Bradley dhe Florian Wirtz do të mungojnë në ndeshjen e Liverpool kundër Nottingham Forest këtë fundjavë. Një lajm që e konfirmoi sot trajneri i “reds”, Arne Slot, që tha se nuk ka shumë opsione në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Të dy kanë dëmtime muskujsh, me mbrojtësin e krahut Bradley që pritet të mungojë për tre javët e ardhshme, ndërsa Wirtz nuk pritet të mungojë për aq kohë.
Jeremie Frimpong, lojtari tjetër i krahut të djathtë natyral i Slot, do të mungojë gjithashtu për dy ose tre javët e ardhshme. Dominik Szoboszlai mund të luajë në këtë pozicion, siç ka bërë ndonjëherë këtë sezon.
“Szoboszlai po luan shumë mirë në çdo pozicion. Ai ka luajtur mirë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor. Curtis Jones dhe Joe Gomez gjithashtu mund të luajnë atje. Do të menaxhojmë forcat në këtë periudhë”, tha Slot.
“Do të luajmë shtatë herë në 22 ditë. Edhe Gomez humbi stërvitjen dje, por presim që ai të jetë gati për të shtunën. Është një periudhë sfiduese, por gjëja e mirë është se kemi lojtarë të mirë në dispozicion“, shtoi trajneri i Liverpool.
Ndërkohë, portieri Alisson është rikthyer në formë, ndërsa Andy Robertson nuk është stërvitur ende për arsye private. Për pasojë, Slot shprehet se nuk mendon për garën për titull.
“E kam thënë shumë herë, në këtë moment, nuk po mendojmë ose nuk po flasim për këtë. Nuk e bëmë sezonin e kaluar kur ishim në krye të ligës. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha Slot.
“Mënyra më e mirë për të gjykuar një renditje është kur mbaron kampionati, por do të shohim vendin tonë në gjysmën e sezonit, pas 19 takimesh. Le të shohim se ku jemi atëherë. I vetmi fokus që kemi është të fitojmë ndeshje, gjë që është e njëjtë me sezonin e kaluar”, tha Slot.
The post “Nuk mendoj dot për titullin”, Slot: Na pret një periudhë sfiduese appeared first on Telesport.











