“Nuk më thanë së kisha tumor në tru, e zbulova nga rrjetet sociale”

Ish-mbrojtësi i Romës, Leandro Castan, në një intervistë të fundit për “Corriere della Sera”, ka folur për periudhën e vështirë që kaloi kur zbuloi se kishte tumor në tru. Në atë kohë pjesë e ekipit të Romës, qendërmbrojtësi brazilian e mësoi të vërtetën nga postimet bë rrjetet sociale, pasi drejtuesit e klubit nuk i thanë asgjë.

“Pasi bëra analizat, shkova në shtëpi. E pashë mjekun e ekipit shumë të shqetësuar, por nuk më tregoi asgjë. Dy javët e para ishin më të vëshirat, vetëm villja, nuk kisha forcë dhe mezi qëndroja në këmbë. Për dy javë rashë 20 kg nga pesha. Klubi hezitoi të më thoshte të vërtetën. Duke qenë se nuk isha mirë kisha vendosur të mos hyja në rrjetet sociale. Një ditë qëlloi rastësisht që u futa dhe vetëm kur pashë postimet në Tëitter: Leandro Castan ka tumor në tru, mund të vd*së.

Më kapi paniku, drejtuesit e klubit dhe mjekët vetëm më thoshin që të qetësohesha dhe nuk kisha asgjë tjetër sipas tyre. Kisha frikë, duke qenë së gjyshi im kishte ndërruar jetë po nga tumori në tru”. Castan iu nënshtrua një operacioni në tru dhe pas dy vitesh kontroll dhe viztash të shumta, ai u rikuperua plotësisht dhe sot gëzon shëndet të plotë.

The post “Nuk më thanë së kisha tumor në tru, e zbulova nga rrjetet sociale” appeared first on Telesport.