Nuk luajti asnjë minutë ndaj Osasuna-s, zbulohet arsyeja pse Flick nuk e aktivizoi fare Lewandowski-n

Barcelona fitoi 2-0 ndaj Osasunës dje në “Camp Nou”, por katalanasit vuajtën jo pak për të marrë këtë fitore. Ajo që ra në sy dje ishte mos aktivizimi i Robert Lewandowski-t për asnjë minutë.

Edhe ndaj Betis, Lewandowski e nisi nga stoli, por u fut në minutat e fundit, ndërsa ndaj Osasunës nuk u aktivizua fare. “Sport” ka zbuluar ditën e sotme, se arsyeja e vërtetë pse Hansi Flick nuk e aktivizoi fare Robert Lewandowski-n ishte për shkak se polaku ka ndjerë shqetësime në kofshë ditët e fundit dhe trajneri gjerman nuk ka dashur të rrezikojë.

Po ashtu, Flick pritet ta lërë pushim edhe të martën në Kupën e Mbretit, duke ditur që përballë do të ketë një kundërshtar modest si Guadalajara dhe nuk ka pse të rrezikohet një sulmues si Lewandowski.

The post Nuk luajti asnjë minutë ndaj Osasuna-s, zbulohet arsyeja pse Flick nuk e aktivizoi fare Lewandowski-n appeared first on Telesport.