Nuk kushton më 150 mln euro, Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk mjaftohen me 150 milionë euro, por tashmë e kanë rritur çmimin në 170 milionë euro.

Edhe pse sulmuesi suedez e ka bërë të qartë se dëshiron vetëm të transferohet te Liverpool këtë verë, Neëcastle kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij. Liverpool po përgatitet të dërgojë ofertën e parë për Isak brenda kësaj jave, por nuk pritet më shumë se shifra 120 milionë euro.

Këtë lëvizje të fundit të Newcastle për të rritur me 20 milionë euro më shumë kartonin e sulmuesit, mediat angleze e shikojnë si një lloj presioni, që oferta e Liverpool të arrijë deri në 140 milionë euro. Nëse kampioni i Anglisë ofron këtë shifër, pra 140 milionë euro, Newcastle nuk ka rrugë tjetër veçse të pranojë.

Të vetme klube që mund të paguajnë pa problem shifrën e vendosur në 170 milionë euro janë vetëm ato arabe, por Alexander Isak ka refuzuar transferimin në ligën saudite dhe do vetëm të shkojë te Liverpool.

The post Nuk kushton më 150 mln euro, Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak appeared first on Telesport.