Trajneri i Real Madrid-it, Alvaro Arbeloa, e ka cilësuar Thibaut Courtois si portierin më të mirë në historinë e klubit madrilen.
Arbeloa ka luajtur përkrah Iker Casillas te Real Madrid, por pranon se e konsideron portierin aktual numër 1 të klubit si më superior.
Përpara ndeshjes së fundjavës me Elche, Arbeloa u pyet për të krahasuar dy portierët.
Ai tha: “Kam luajtur me disa nga portierët më të mirë në botë dhe ata janë konsideruar si ndër më të mirët në histori.
“Por atë që e kam parë të bëjë Courtois, nuk e kam parë nga askush tjetër. Jam i sigurt se po shohim portierin më të mirë në historinë e Real Madrid-it”.
The post “Nuk kam parë si ai”, Arbeloa për yllin e Los Blancos: Më i miri në historinë e Real-it appeared first on Telesport.










