“Nuk kam parë kurrë një talent të pastër si ai”, Igli Tare zbulon pengun më të madh në karrierë

Në një intervistë të gjatë dhënë së fundmi për mediet italiane, Igli Tare foli e gjerë e gjatë që nga synimi i Milanit për këtë sezon e duke kthyer pas te koha që pati te Lazio, si lojtar dhe si drejtor sportiv.

Mes të tjerash, Tare rrëfeu gjithashtu se intuita mund të zhgënjejë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e lojtarëve të përshtatshëm për klube të caktuara. Tare zbuloi pengun e madh si drejtor sportiv i Lazios, që lidhet me Ravel Morrison, i konsideruar dikur si super talent dhe ndaj tij kishte pritshmëri të mëdha.

“E doja Ravel Morrison te Lazio. U bëra kurioz pasi Sir Alex Ferguson foli gjatë për të në një intervistë, kështu që e solla te Lazio për të parë nëse mund ta ndiznim përsëri dritën e tij, por ishte e pamundur. Nuk kisha parë kurrë një talent të pastër si ai”, tregon Tare.

Ish-talenti i të rinjve të Manchester United, Morrison, iu bashkua Lazios falas në vitin 2015 dhe luajti vetëm tetë ndeshje për një total prej 161 minutash futboll. Pas dështimit te Lazios, ndërroi disa ekipe dhe kampionate të tjera, por nuk “u ndez” kurrë si lojtar. Sot, 32 vjeç luan te Arabian Falcons, ekip i kategorisë së dytë në EBA.

The post “Nuk kam parë kurrë një talent të pastër si ai”, Igli Tare zbulon pengun më të madh në karrierë appeared first on Telesport.