Pas rikthimit nga grumbullimi në Valles, Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano po vijon përgatitjet për sezonin e ri në Casteldebole. Dje u bë edhe prezantimi i një prej afrimeve të reja në ekipin kuqezi, Federico Bernardeschi:
“Faleminderit klubit, drejtorëve, drejtuesve dhe menaxherit tim që më dhanë mundësinë të rikthehem në Itali, në një realitet që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe që tashmë është i konsoliduar. Më ishte thënë se ky ishte një grup shumë i bashkuar, por derisa të futesha vetë brenda mund të mbështetesha vetëm te fjalët.
Në fakt, ky është një grup i shëndetshëm, i përbërë nga të rinj dhe burra me vlera të vërteta. Jam shumë krenar që jam pjesë e tij. Më kanë pritur për mrekulli. Kam ardhur për të kontribuar edhe më shumë në këto vlera. Kemi tri kompeticione përpara dhe duhej zgjeruar grupi, sepse është një gjë e mirë për trajnerin.
Sa mendoj për kombëtaren? Kam fituar një Europian, por nuk kam luajtur kurrë në një Botëror. Dua të bëj gjithçka që të jem aty. A kam marrë ndonjë telefonatë nga Gattuso? Jo, nuk kam marrë asnjë telefonatë, por ndoshta sepse kam qenë larg për pesë vite. Është e kuptueshme”.
The post “Nuk kam luajtur kurrë në një Botëror…”; Bernardeschi mendon edhe kthimin në kombëtare appeared first on Telesport.