Në prag të ndeshjes shumë të pritur të 1/8 finale të Botërorit për Klube mes PSG-së dhe Inter Miami të Lionel Messit, ishte Désiré Doué, ai që u paraqit në zonën e intervistave për të folur rreth sfidës dhe emocionit për t’u përballur me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Pas stërvitjes së mëngjesit të së shtunës në Atlanta, e përfunduar me një seancë goditjesh në portë dhe disa shkëmbime me Kvaratskhelia, i riu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me qetësi dhe respekt.
Kur u pyet se çfarë do të thotë për të të luajë kundër Messit dhe nëse flitet për këtë në dhomat e zhveshjes, Doué u përgjigj me thjeshtësi: “Flasim për ndeshjen, si për të gjitha të tjerat. Është emocion i vërtetë për mua, sepse nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit. E di që do të jetë një ndeshje shumë interesante për t’u zhvilluar”.
Më pas, kur u pyet se çfarë përfaqëson për të Lionel Messi, talenti i ri francez nuk kishte asnjë dyshim: “Është thjesht një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Një ‘GOAT’. Më ka frymëzuar që kur isha fëmijë, ka frymëzuar një brez të tërë. Besoj se do të flitet për të edhe pas 20, 30, 50 vitesh”.
The post “Nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit, por ai ka frymëzuar një brez të tërë” appeared first on Telesport.