Nuk ka vend për surpriza, ky është formacioni i javës në Champions League (foto)

UEFA ka bërë të ditur formacionin më të mirë të javës së gjashtë në Champions League. Në portë është Unai Simon, vendimtar në barazimin pa gola të Athletic Bilbao ndaj PSG-së.

Në dy krahët e mbrojtjes janë, O’Reilly i City-t dhe Jules Kounde i Barcelonës, qendra e mbrojtjes nga Salisu i Monaco dhe David Hancko i Atletico Madridit.

Mësefusha, më i tërhequr Richard Rios i Benfica-s, në qendër Charles De Ketelaere dhe Lennart Karl. Treshja sulmuese përbehet nga Madueke, Greenwood dhe Gordon.

The post Nuk ka vend për surpriza, ky është formacioni i javës në Champions League (foto) appeared first on Telesport.