Gjatë vitit 2024, këngëtarja britanike Adele, thuhet se ka fituar rreth 185 mijë euro në javë, pa përfshirë të ardhurat nga koncertet në Las Vegas dhe nga dhjetë koncertet e shitur në Mynih.
Edhe pa një album të ri që nga 2021, pasuria e 37-vjeçares vlerësohet rreth 234 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar shtoi rreth 9,6 milionë euro në pasurinë e saj.
Koncertet e saj në Las Vegas thuhet se i sjellin rreth 866 mijë euro për natë, dhe edhe ato në Gjermani ishin shumë fitimprurëse.
Përveç performancave, Adele fiton shumë nga të drejtat e autorit, ndërsa katalogu i saj muzikor vazhdon të shitet dhe të transmetohet në platforma ‘streaming’.
Albumi “21” është shitur në 31 milionë kopje globalisht, “25” në 22 milionë, dhe “30” në 5,54 milionë.
– YouTube www.youtube.com
Megjithë pasurinë e madhe, Adele ka theksuar se nuk e motivon paraja dhe nuk dëshiron të lidhë emrin e saj me marka komerciale.
Ajo ka përmendur gjithashtu se nuk vjen nga një familje e pasur dhe paratë nuk e rëndojnë.
Në jetën personale, Adele është e fejuar me Rich Paul që nga gushti 2024 dhe së bashku kanë shfaqur dëshirën për të zgjeruar familjen.
Adele është nënë e një djali 13-vjeçar, Angelo, nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, dhe ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke ndarë edhe disa emra që i pëlqejnë, si Parker, Spencer dhe Ray.










