Real Madrid do të bëjë disa ndryshime madhore në ekip gjatë merkatos së ardhshme. Megjithatë, nuk kemi pse të presim deri në verë për të mësuar dy përforcimet e para për sezonin e ri.
I pari do të jetë Endrick, braziliani po shkëlqen te Lyon ku është i huazuar deri në fund të sezonit dhe ka shënuar 5 gola deri tani. Ndryshe nga hera e parë para se të vinte huazimi, Endrick këtë herë do të ketë rol protagonisti dhe sigurisht më shumë minuta në dispozicion.
Përforcimi i dytë do të jetë rikthimi i Nico Paz. Real Madrid do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit argjentinas për shifrën 10 milionë euro, në bazë të marrëveshjes së bërë më parë me Como-n.
Na Madrid janë të bindur se Nico Paz ka fituar përvojën e duhur në Serie A dhe tani është gati për të provuar veten në ekipin e parë të “Los Blancos”.
The post Nuk ka nevojë për shpenzime marramendëse, Real Madrid siguron dy përforcimet e para për sezonin e ri që tani appeared first on Telesport.










