Nuk ka më vend tek Arsenal, Gabriel Jesus e duan në Itali. Zbulohen detajet

Pas një viti që qëndroi jashtë për shkak të dëmtimit të rëndë, Gabriel Jesus u rikthye në fushë javën e kaluar. Megjithatë, për brazilianin duket se nuk ka më vend tek Arsenal dhe pritet largimi i tij.

Duke qenë se jemi para Kupës së Botës dhe i duhet shumë minutazh loje, gjë që vështirë ta marrë tek Arsenal, gabriel jesus mund të bëjë një lëvizje befasuese gjatë merkatos së janarit. “TEAMtalk” zbulon se është rritur shumë interesi i Milanit për sulmuesin brazilian.

Prej kohësh, kuqezinjtë janë vëvë në kërkim të një sulmuesi dhe Gabriel Jesus duket se është profili i duhur që kërkon Max Allegri. Milan interesohet më shumë për huazimin deri në fund të sezonit em dtë drejtë blerjje, ndërkohë Arsenal është për shitjen direkte të lojtarit. Ditët në vijim, pritet të ketë negociata konkrete mes palëve.

The post Nuk ka më vend tek Arsenal, Gabriel Jesus e duan në Itali. Zbulohen detajet appeared first on Telesport.