Deputetët e Kuvendit të Kosovës duket se janë zënë në befasi nga njoftimi se Bashkimi Evropian ka filluar heqjen graduale të masave, dhe nuk kanë pasur informata se për cilat masa bëhet fjalë. Por për të paktën disa prej tyre, janë në njohuri pjesëtarë të shoqërisë civile, që lëvizjen e Brukselit e konsiderojnë të drejtë por të vonuar.
Një prej kërkesave të parreshtura që iu përsërit secilit zyrtar ndërkombëtar, në veçanti nga Bashkimi Evropian, mori përgjigje të enjten.
Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, në Prishtinë bëri të ditur se ka filluar heqja graduale e masave të vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023.
Politikanja estoneze, nuk përmendi se për cilat masa konkrete bëhet fjalë, por për to, nuk kanë njohuri as deputetë të kuvendit, që u ka rënë hise t’i adresojnë kërkesat më shpesh se kolegët e tyre.
Një prej tyre, ish-kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e Veetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hyseni.
“Nuk mund të them me saktësi se cilat janë, por unë mund të them që gradualisht do shkojmë tek heqja e plotë ku më nuk do të kemi më pengesa” deklaroi Arbresha Kryeziu-Hyseni.
Time Kadrijaj nga AAK, bashkë me përfaqësues të tjerë të partisë takoi gjatë së enjtes Kallasin, por tha se megjithëse u njoftuan nga ajo për heqjen e masave, nuk u përmendën konkretisht cilat, tha Time Kadrijaj.
“Tha që ne do të fillojmë parcialisht largimin e masave, ndërsa nuk e ka specifikuar se cilat masa do të hiqen, por besoj se të gjithë duhet të insistojmë në këtë drejtim”.
Nuk ka qartësi as transparencë për heqjen e përmendur të masave ndaj Kosovës
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, fillimin e largimit të këtyre masave e konsideron jashtëzakonisht të vonuar, deklaroi Time Kadrijaj.
Besoj që do të duhej që sa më shpejt të përmbyllë procesin e largimit të masave ndaj Kosovës, dhe të trajtoj kërkesën e Kosovës për të marrë statusin e shtetit kandidat, deklaroi Enver Hoxhaj.
Masat, për gati 2 vite që ishin në fuqi, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, kanë shkaktuar një dëm financiar që kap vlerën prej mbi 100 milionë euro, raporton Dukagjini.
Për dallim nga anëtarët e legjislativit, përfaqësues të kësaj organizate, i dinë të pakën dy masa të cilat janë larguar.
Janë hequr masat e Kosovës në (WWIF), si quhet ndryshe korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor, kjo është shumë e rëndësishme pasi që pasi sipas planit të rritjes një pjesë apo 2/3-ta e këtij plani do jetë në formë të kohës.
Gergi thotë se një prej masave që është hequr, i hap derë rifillimit të zbatimit të Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit dhe aktiviteteve që ndërlidheshin me të. Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, kishin ardhur si rezultat i shpërfilljes së thirrjeve për shtensionim të situatës në pjesën veriore të vendit, në mesin e vitit 2023.