Serie A apo Champions League?
Ish-trajneri i Milan-it dhe i Italisë, Arrigo Sacchi, diskutoi çështjen e objektivave për Napol-in dhe Inter-in, në veçanti.
Ky është mendimi i tij për Gazzetta dello Sport: “Duke parë situatën italiane, mendoj se mund t’u këshilloj Napolit dhe Interit, të cilët janë klubet më të pajisura për angazhimin e dyfishtë, të përqendrohen kryesisht në kampionat”.
“Sipas mendimit tim, ata nuk janë ende gati të konkurrojnë në kushte të barabarta me klubet e mëdha të kontinentit, dhe nëse do të ndodhte kjo, do të rrezikonin ecurinë e tyre në Serie A, sepse ndeshjet ndërkombëtare shkatërrojnë muskujt dhe trurin e lojtarëve, duke rrezikuar një sërë dëmtimesh dhe duke çuar në mënyrë të pashmangshme në periudha rënieje.
“Për të luajtur mirë tri ndeshje në javë, nevojitet një skuadër super e madhe, me lojtarë të të njëjtit nivel teknik dhe atletik, dhe me përvojë dhe aftësi për të menaxhuar burime që, sinqerisht, mendoj se Napoli dhe Interi nuk i kanë ende”.
Nuk ka shumë rëndësi që Interi sapo arriti në finalen e Champions League: “Disa mund të kundërshtojnë: por zikaltrit arritën deri në finale sezonin e kaluar, dhe nëse nuk do të ishin përballur me ato përbindësha që ishin Paris Saint-Germain, ndoshta do të flisnim ndryshe tani.
“Arsyetim legjitim, por realiteti është se ekipet italiane, pa përjashtim, nuk janë në nivelin e rivalëve të tyre të huaj”.
The post “Nuk janë gati”, Sacchi paralajmëron Napoli-n dhe Inter-in: Ja çfarë duhet të bëjnë appeared first on Telesport.